Banka Botërore, në raportin rajonal për Ballkanin Perëndimor vuri në dukje, se valët e të nxehtit pritet të rriten shpejt në dekadat në vijim.
Ndërmjet viteve 1990 dhe 2040, Durrësi do të ketë rritjen më të lartë në indeksin e madhësisë së valës së nxehtësisë midis një kampioni qytetesh të mëdha në rajon.
Pas Durrësit, temperaturat do të rriten më shpejt në qytetet Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Tiranë dhe Shkup.
Trendi i rritjes se nxehtësisë u tregua sistematikisht më i lartë në lagjet me densitet të lartë të sipërfaqeve të ndërtuara, si trotuaret e asfaltit dhe një incidencë e ulët e barit, shkurreve dhe mbulesave të pemëve.
Numri i valëve të të nxehtit në botë pritet të rritet me 4 për qind në krahasim me verën mesatare, por temperatura në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të rritet deri në 7.5 gradë Celsius krahasuar me nivelet para-industriale.