Vajzat e ekipit të Lirisë po mbrojnë nderin e kësaj skuadre, pasi djemve të këtij ekipi nuk po u shkon mbarë në këtë stinor.
Skuadra e femrave e FC Lirisë, që luan në Ligë të Parë sot ka arritur fitore me rezultat të thellë 6:1, kundër KFF Intelektualet.
Kjo ndeshje u dominua nga prizrenaset, të cilat patën një ndeshje të shkëlqyer.
Me tri gola të shënuara u dallua futbollistja Kaltrina Vorfaj e cila është antare e Përfaqësueses së Kosovës U18.
Ndryshe, FC Liria momentalisht ndodhet në pozitën e katërt me 30 pikë të grumbulluara.
/TV Arbëria