Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Vajza rrah babanë, vëllai sulmon motrën, çifti rrahet mes vete”/ Tetë raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit

“Vajza rrah babanë, vëllai sulmon motrën, çifti rrahet mes vete”/ Tetë raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit

Janë shënuar tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.
Dy raste kanë qenë në Prishtinë, dy në Fushë Kosovë, dy në Pejë, një në Klinë dhe një në Rahovec.

Në Prishtinë vajza e ka sulmuar babanë e saj, i cili e ka raportuar në Polici, derisa ka thënë se ajo vuan nga një sëmundje mendore.

E dyshuara gjendet në arrati.“Prishtinë 11.05.2024 – 12:00. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga vajza e tij e dyshuara femër kosovare e cila ka nevojë për tretman mjekësor-psikiatrik, pasi që vuan ka një sëmundje mendore. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara gjendet në arrati”, thuhet në raport.

Rasti tjetër i dhunës në familje është sulmi fizik i një burri ndaj bashkëshortes së tij dhe po ashtu vajzës së tij.

Ai është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

“Prishtinë 11.05.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten edhe vajzën e tij. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.E, në Fushë Kosovë, një grua ka lajmëruar në polici burrin me të cilin po bashkëjetonte, i cili e ka rrahur.

Ai gjendet në arrati, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

“Fushë Kosovë 11.05.2024 – 00:00. Viktima femër kosovare, ka lajmëruar se është rrahur nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka bashkëjetuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore. Ndërsa i dyshuari i lartcekur gjendet në arrati”.

Në Fushë Kosovë në rastin tjetër të dhunës në familje, vëllai ka sulmuar motrën.Ai është dërguar në mbajtje.