Një vajzë nga Gjakova ka raportuar në polici se i është zhdukur nëna e saj, e cila është me probleme mendore.
Ajo ka bërë të ditur se nëna e saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se nëna e saj viktima femër kosovare (me probleme mendore) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /TV Arbëria