Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vajza largohet nga shtëpia dhe kërcënon nënën e motrën përmes telefonit

Vajza largohet nga shtëpia dhe kërcënon nënën e motrën përmes telefonit

Të enjten një grua ka njoftuar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe përmes telefonit kontaktues i ka kanosur nënën dhe motrën e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 në rrugën “Sala Hamit Jashari”, në Skenderaj.

Tutje bëhet e ditur se sipas tyre nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

“Më 19.10.2023 ankuesja femër nga Kosova ka raportuar se vajza e saj e dyshuara femër nga Kosova ishte larguar nga shtëpia dhe përmes telefonit kontaktues i ka kanosur nënën dhe motrën e saj. Sipas tyre nuk dihet vend ndodhje e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

/TV Arbëria