Një vajzë nga Amerika dje është ngacmuar seksualisht në Prishtinë.
Siç njoftoj policia përmes raportit 24 orësh, vajza e mitur ka raportuar se ka qenë në rrugë kur një person i është afruar dhe e ka prekur në pjesët intime të trupit.
Njoftimi i plotë:
Rr. Nexhip Dragaj, Prishtinë 09.02.2024-17:10. Viktima femër shtetase amerikane- e mitur, ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur me biçikletë duke e tërhequr me forcë e ka prekur në pjesët intime të trupit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore.