Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, ka njoftuar për aderimin e Fadil Kodrës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
“Gjeneral Fadil Kodra, krahu i djathtë i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe ndër luftetarët e parë të UÇK-së, e shumë më herët veprimtar i çështjes kombëtare, pjesëtar i një familje emblematike që i dha Kosovës dy heronj, sot e gëzon mirënjohjen dhe respektin e secilit prej nesh”, njoftoi Haradinaj.
“Jam i gëzuar t’ju njoftoj se Listës së AAK-së për zgjedhjet parlamentare, sot i bashkohet edhe vajza e kësaj familjeje emblematike, Teuta Kodra. Ajo bëhet pjesë e Listë s sonë PËR NJË KOSOVË FITUESE, dhe bashkë me neve për ta çuar në vend amanetin e dëshmorëve, edhe të heronjve të familjes Kodra”, u shpreh Haradinaj.
