Përkatësisht, Violet 18-vjeçare ka kohë që po tërheq vëmendjen pasi në publik shfaqet me maskë në fytyrë.
Ajo u shfaq në një takim të Bordit të Mbikëqyrësve të Qarkut të Los Angelesit ku mbajti një fjalim dhe vuri në dukje rëndësinë e mbajtjes së maskave në institucionet publike të mbyllura. Pikërisht gjatë fjalës ajo ka shpjeguar se përse deri tani ishte shfaqur në publik me maskë.
“Unë u infektova me një sëmundje post-virale në vitin 2019. Tani jam mirë, por e kam parë vetë që mjekësia nuk ka gjithmonë një përgjigje për pasojat edhe të viruseve të padëmshme”, tha ajo.
Më pas ajo kërkoi disponueshmëri më të madhe të maskave dhe testime falas për COVID-19, si dhe kërkoi maska në kolegjet mjekësore në vend.
Sëmundja që e shtyu atë të bënte këtë lëvizje ndikon në frymëmarrjen e saj dhe shkakton probleme të tilla si inflamacion i fytit dhe mushkërive.
Për të ruajtur shëndetin e saj, ajo mban maskë kur shfaqet në publik, gjë që ra në sy edhe gjatë daljeve me prindërit.