Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vajza 6 javëshe që jetoi 30 orë nën trupin e nënës së vdekur

Vajza 6 javëshe që jetoi 30 orë nën trupin e nënës së vdekur

Diturije Deliu do të festonte sivjet ditëlindjen e 25-të.

Ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 shtatorit 1998. I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes.

Ajo u gjet e gjallë e fshehur nën trupin e nënës Lumnije, nënës mburojë.

E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së.

I kishte vetëm 95 ditë.

Diturija është foshnja që fle. Përjetësisht. Kështu është përjetësuar në pllakën përkujtimore.

/TV Arbëria