Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sekretari I Shtetit të Irlandës Veriore, Kurtit: e rëndësishme që e kaluara të kujtohet, por edhe të ndërtohet mbi të

Sekretari I Shtetit të Irlandës Veriore, Kurtit: e rëndësishme që e kaluara të kujtohet, por edhe të ndërtohet mbi të

Kryeministri I Republikës se Kosovës, Albin Kurt, ditën e dytë në Belfast e nisi me një takim me  Sekretarin e Shtetit të Irlandës Veriore Chris Heaton-Harris Kurtit, në kështjellën historike “Hillsborough Castle”.

Kurti I shprehu Sekretarit Heaton-Harris, mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën prej dekadash.

Kryeministri Kurti, theksoi angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për integrimin e komuniteteve joshumicë, sidomos në institucionet shtetërore.

Ai nuk la pa përmendur edhe trysninë dhe kërcënimet me të cilat ballafaqohet komuniteti serb në Kosovë, dhe veçanërisht zyrtarët policorë të këtij komuniteti, nga Beogradi zyrtar.

Në anën tjetër në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën, Sekretari Heaton-Harris tha se është, për një të tashme e të ardhme më të mirë, veçanërisht për të rinjtë dhe gjeneratat e reja të cilat duan prosperitet, pavarësisht se nga cili komunitet vjen.

Palët theksuan gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në fusha si ekonomia, kultura dhe teknologjia.

Në përfundim të takimit, kryeministri e falënderoi sekretarin Heaton-Harris për bisedën miqësore, idetë e ndara dhe përvojat e shkëmbyera. Sekretari Heaton-Harris e shoqëroi kryeministrin dhe në një tur në kështjellën më shumë se dyshekullore e impozante të “Hillsborough Castle”, ku observuan madhështinë e saj mbresëlënëse dhe magjepsëse.

/TV Arbëria

Themes by WordPress