Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Shtypi spanjoll i ragon kryeministrit Sanchez për çështjen e Palestinës: Të avancohet fillimisht njohja e Kosovës

Shtypi spanjoll i ragon kryeministrit Sanchez për çështjen e Palestinës: Të avancohet fillimisht njohja e Kosovës

Qeveria e Pedro Sanchez ka njoftuar se ka vullnet për ta njohur Palestinën si shtet të pavarur. Duke e marrë këtë si shkas, opinionisti Guillem Pursals në gazetën spanjolle “El Independiente” shkruan se para Palestinës do të ishte e rëndësishme të trajtohej situata në Kosovë. “Nëse është urgjente, siç tha Sanchez, njohja e Palestinës, ne duhet ta njohim Kosovën”, thuhet në artikullin e gazetës spanjolle.

“Spanja është një nga shtetet e pakta evropiane që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Pjesa tjetër janë Rumania, Moldavia, Sllovakia, Greqia, Serbia, Qipro dhe Bosnje-Hercegovina. Kjo e fundit sepse minoriteti serb bllokon njohjen”, thuhet në artikull.

Pursals shkruan se kur Spanja avokon që Palestina të jetë pjesë e OKB’së, e thellon kontradiktën me mosnjohjen e Kosovës.

“Për më tepër, ka një kontradiktë të rëndësishme në pozicionin spanjoll, ashtu si në atë të Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Që nga 1 janari i këtij viti, Kosova është pjesë e zonës Shengen dhe, për rrjedhojë, çdo qytetar i Kosovës mund të udhëtojë pa pasur nevojë për vizë nëpër të gjitha shtetet e nënshkruara në të njëjtin traktat të lëvizjes së lirë, pavarësisht se nuk është pjesë e Shengenit. Bashkimi Evropian, si pjesa tjetër e shteteve ballkanike, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat janë të gjitha të njohura ndërkombëtarisht. Kështu, fakti që Spanja avokon që Palestina të jetë në Kombet e Bashkuara si shtet sovran dhe i pavarur, thellon edhe më shumë kontradiktën me mosnjohjen e Kosovës.”

Opinionisti spanjoll shkruan se invazioni rus në Ukrainë ka ndezur tension në Ballkanin Perëndimor, derisa Vuçiq gjithnjë e më shumë e përdor retorikën e tij ultranacionaliste.

Powered by WordPress