Kryetari I Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në profilin e tij në ”Facebook”, është shprehur se një vit nga marrëveshja e Ohrit, në vendin tonë kanë zënë vend dëmet afatgjate ekonomike, diplomatike dhe shoqërore, për të shishmuar atë që Kryeminstri Albin Kurti e kishte pranuar qysh vitin e kaluar po me datën 18 mars 2023.
Molliqaj, thekson se marrëveshjes se Ohrit I pasuan një mori problemesh, duke filluar nga Targat e Zgjedhjet në Veri, me ngujim të Kryetarëve, sulmi në Banjskë e Dinari dhe pas secilës nga këto, toni ndaj Kosovës u ba I mprehtë dhe u vunë sanksione nga ndërkombëtaret.
Ai shton se si shtet jemi sërish aty ku ishim para një viti, më marrëveshjen e Ohrit, por me pozitë të dobësuar.
Postimi i Plotë i Dardan Molliqaj
/TV Arbëria
