Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar sot për fillimin e punimeve të ndërtimit të sheshit të dëshmorëve në qendër të qytetit.
Kastrati, ka bërë të ditur se qyteti i Malishevës po bëhet më i mirë se sa është menduar që do të jetë.
Sipas tij, Malishevën urbane do e karakterizojë rrethi i madh i cili do bëhet nënkalim i jashtëzakonshëm ku do të ndërlidh hyrjet-daljet e të gjithave zonave urbane dhe rurale të komunës.
”Malisheva Urbane po bëhet më e mirë se sa e kemi menduar. Sot kemi nisur me realizimin e një prej fazave më të rëndësishme të ndërtimit të sheshit të dëshmorëve në qendër të qytetit. Rrethi i madh po kthehet në një nënkalim të jashtëzakonshëm ku do ndërlidhen hyrje-daljet e të gjitha zonave urbane dhe rurale të komunës sonë dhe jo vetëm. Faleminderit nga zemra qytetarëve dhe biznesëve që po na përkrahin dhe po na mirëkuptojnë edhe në këtë fazë të punimeve, pavarësisht që ne ndjejmë keqardhje për vështirësitë që mund të ballafaqohen nga ky proces i punimeve”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
/TV Arbëria
Postimi i Plotë i Ekrem Kastrati