Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kërkohej në Gjermani, arrestohet në Shqipëri

Kërkohej në Gjermani, arrestohet në Shqipëri

Një 29-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë e kanë kapur në bulevardin “Zhan D’Ark”, dhe e kanë arrestuar me qëllim ekstradimin e të dyshuarit.

Shtetasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Gjermani. /abcnews.al