Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ushtroi dhunë psikike ndaj gruas së tij, arrestohet një person në Istog

Ushtroi dhunë psikike ndaj gruas së tij, arrestohet një person në Istog

Një grua ka njoftuar policinë, se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj,  i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Rasti ka ndodhur të shtunën në Istog.

Sipas raportit 24-orësh, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë të rregullt.

“Istog / 15.06.2024 – 17:00. Viktima femër kosovare ka lajmëruar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin kosovar, i njëjti është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raport./teve1.info/