Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Ushtroi dhunë dy vjet ndaj bashkëjetueses, arrestohet burri në Graçanicë

Ushtroi dhunë dy vjet ndaj bashkëjetueses, arrestohet burri në Graçanicë

Një person është arrestuar në Graçanicë pasi dyshohet se për dy vjet ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte.

Sipas njoftimit, të njëjtit Policia ka theksuar se i dyshuari ia kishte marrë viktimës dokumentet, telefonin dhe raportet mjekësore.

“Është raportuar se me datën e cekur i dyshuari mashkull kosovar, për rreth dy vite, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës me të cilin ka bashkëjetuar dhe po ashtu i kishte marrë edhe çantën në cilën kishte dokumente personale, telefonin dhe raporte mjekësore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje.