Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Ushtrimet fizike rrisin imunitetin e trupit edhe te të moshuarit

Ushtrimet fizike rrisin imunitetin e trupit edhe te të moshuarit

Ushtrimet, qofshin të pa sforcuara, janë të mira për trupin e të gjithëve, sidomos për të moshuarit, pasi zvogëlon dhimbjen e muskujve dhe ngurtësinë, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe ekuilibrin dhe, rrjedhimisht, parandalon plakjen, sipas shoqatës italiane të Gerontologjisë dhe Geriatrikës.

Për më tepër, ndihmon në forcimin e mbrojtjes imune.

“Vetëm gjysmë ore në ditë, dy herë në javë, ndoshta edhe në tre seanca nga 10 minuta secila, për të qëndruar në formë me ushtrime të thjeshta, të cilat stërvitin forcën dhe fleksibilitetin e muskujve dhe janë të përshtatshme për këdo”, theksoi Raffaele Antonelli Incalzi, përfaqësues i shoqatës.

Për Incalzin, pandemia e tanishme Covid-19 përfaqëson “një faktor rreziku veçanërisht për të moshuarit, sepse ata janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve”.

 

Powered by WordPress