“Trupat e IDF eliminuan rreth 30 terroristë në zonën e Rafah”, thuhet në një deklaratë.
Ushtria izraelite ka identifikuar shefin e armëve si Mohammed al Jabari, shkruan skynews
“Al Jabari ishte përgjegjës për financimin e infrastrukturës së prodhimit të armëve për Xhihadin Islamik në Gazën veriore, shpërndarjen e pagave dhe ishte pjesë e përpjekjeve për të rivendosur aftësitë dhe infrastrukturën e prodhimit të raketave të Xhihadit Islamik”, vazhdon deklarata.
Ndryshe, IDF ka vënë në shënjestër liderët e Hamasit, Hezbollahut dhe PIJ në Gazë që nga shpërthimi i luftës në Gazë.
Bëhet e ditur se së fundmi Hamasi ka konfirmuar vrasjen e liderit politik të grupit, Ismail Haniyeh.
Në një deklaratë, grupi militant tha se ai u vra në “një sulm të pabesë sionist në rezidencën e tij në Teheran”.