Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane thotë se ka rivendosur skelën e përkohshme në Gaza për të lejuar ndihmën thelbësore në enklavën e rrethuar.
“Përafërsisht në orën 14:15 (koha lokale në Gaza) më 7 qershor, Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) rivendosi me sukses skelën e përkohshme në Gaza, duke mundësuar dërgimin e vazhdueshëm të ndihmave humanitare shumë të nevojshme për popullin e Gazës”, tha CENTCOM në një deklaratë në X.
“Në ditët në vijim, CENTCOM do të lehtësojë lëvizjen e ushqimeve jetike dhe furnizimeve të tjera emergjente, në mbështetje të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar”.