Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ushtari francez goditet me thikë në një stacion treni në Paris

Ushtari francez goditet me thikë në një stacion treni në Paris

Një ushtar është plagosur sot me thikë në stacionin e trenit në Paris, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Gerald Darmanen.

Në një postim në platformën X, ministri ka shkruar se sulmuesi është arrestuar, por se jeta e ushtarit nuk është në rrezik, raporton Reuters.

Ushtari u vendos si pjesë e një njësie prej 3,000 trupash, e cila, si pjesë e Operacionit Sentinel, patrullon vende si stacionet e trenit, vendet e adhurimit, shkollat ​​dhe teatrot përpara fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit.

Sulmi ndodhi në Paris Gar de l’Est.

Nuk dihet ende motivi i sulmuesit.Lojërat Olimpike në Paris do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.