ushtarët gjermanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kryen një patrullë rutinë në komunën e Podujevës si pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it në terren.
Në njoftim, KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.