Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ushtarët e NATO-s dhe të KFOR-it pjesë e aktivitetit të bamirësisë “Vrapo Babadimër”

Ushtarët e NATO-s dhe të KFOR-it pjesë e aktivitetit të bamirësisë “Vrapo Babadimër”

Një manifestim solidariteti dhe altruizmi me pjesëmarrjen e ushtarëve të NATO-s dhe të KFOR-it, u zhvillua për të shtatën herë në Camp Film City.

“Vrapo Babadimër” është aktivitet për mbledhjen e fondeve organizuar nga OJQ “5 cent Project” për të kombinuar sportin dhe bamirësinë në një atmosferë të karakterizuar nga fryma e Krishtlindjes, qëllimi i së cilës është mbledhja e donacioneve për të ndihmuar familjet në nevojë. Të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për familjet në nevojë.

“Të vetëdijshëm për rëndësinë e ngjarjes, shumë ushtarë të KFOR-it shprehen vullnetin të ndihmonin ata në nevojë me qëllim që të mbanin ngrohtësinë, entuziazmin, afërsinë, bashkimin dhe vlerën e Krishtlindjes të ndezur në zemrat e njerëzve.”, bëri të ditur KFOR-i përmes një postimi në Facebook.

Në këtë manifestim të denjë bamirësie ishin edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, shefi i shtabit, gjeneral brigade, John Bozicevic dhe rreshteri i komandës së KFOR-it, Marcello Carlo PAGLIARA.   /TV Arbëria

Powered by WordPress