Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime ajrore me helikopterë “Black Hawk” në jug të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime ajrore me helikopterë “Black Hawk” në jug të Kosovës

Në një stërvitje të përbashkët në jug të Kosovës, ushtarët gjermanë të këmbësorisë, të mbështetur nga aviacioni amerikan dhe njësitë për çminim (EOD) të Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it, zhvilluan një operacion trajnues me helikopterë të tipit UH-60 Black Hawk.

Sipas njoftimit të KFOR-it, helikopterët amerikanë vendosën trupa në terren për të mbështetur një patrullë të pavarur, duke testuar në praktikë lëvizshmërinë ajrore, zbritjen taktike të trupave dhe koordinimin ndërmjet forcave këmbësore, aviacionit dhe njësive EOD.

“Trajnimi rafinoi lëvizshmërinë e shpejtë të ajrit, procedurat e çmontimit dhe bashkërendimin midis njësive të ndryshme, duke rritur ndërveprimin dhe gatishmërinë operacionale të kontingjenteve gjermane dhe amerikane,” thuhet në komunikatë.

KFOR-i nënvizoi se përmes aktiviteteve të tilla të përbashkëta, forcat shumëkombëshe mbajnë kohezionin dhe efikasitetin operacional, duke kontribuar në ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.