Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje të NATO-s

Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje të NATO-s

Ushtarët britanikë të angazhuar në misionin e KFOR-it në Kosovë janë nderuar me medalje të NATO-s për shërbimin e tyre në vend.

Sipas njoftimit, Skuadroni C i Regjimentit të Kalorësisë Shtëpiake ka marrë medaljet pas gjashtë muajve shërbim në Kosovë, ku kanë kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.

Medaljet janë ndarë nga The Princess Royal, në një ceremoni të veçantë mirënjohjeje për angazhimin e tyre në kuadër të misionit të NATO-s.