Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar rreth trajnimit që është mbajtur mes ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare Ajrore të Ioëas dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës, shkruan TV Arbëria.
“Nga data 7-10 gusht, 38 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Ajovës zhvilluan trajnimin mjekësor Role 1 me Forcën e Sigurisë së Kosovës në Kazermën Adem Jashari! Ky ushtrim do të ndihmojë Ekipet Role 1 të KSF për të përmirësuar Procedurat Standarde të Operimit dhe ndërveprimin”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Tutje në njoftim thuhet se ky trajnim është një testament i forcës, rëndësisë dhe suksesit.
“Ky është edhe një testament i forcës, rëndësisë dhe suksesit të Programit të Partneritetit Shtetëror Ioëa National Guard dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim. /TV Arbëria
Postimi i plotë: