Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ushtaraku britanik që hyri me Ghurkat në Kosovë më 1999 rikthehet në Prishtinë – përkthyesi i tij tani deputet

Ushtaraku britanik që hyri me Ghurkat në Kosovë më 1999 rikthehet në Prishtinë – përkthyesi i tij tani deputet

Nënkoloneli britanik Chris Warren është rikthyer në Kosovë për 25-vjetorin e çlirimit dhe në një video të publikuar nga ambasada britanike, ai ndan përshtypjet e tij për ndryshimet e ndodhura në Kosovë që nga viti 1999.

Ai ka treguar se kishte hyrë në Kosovë në mëngjesin e 12 qershorit 1999 dhe ka theksuar se përkthyesit atëherë ishin jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Warren ka rrëfyer se një nga përkthyesit e tij në atë periudhë ishte Besnik Tahiri, i cili sot është deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai ka treguar se e ka takuar Tahirin dhe se ky i fundit e ka informuar për zhvillimet në Kosovë.