Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Ushqimet e pasura me kalium

Ushqimet e pasura me kalium

Kaliumi është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për të mbajtur nën kontroll lëngjet dhe elektrolitet në trup. Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë lodhje, tension të lartë të gjakut, nervozizëm etj.

Ky mineral mbron enët e gjakut nga dëmtimi oksidativ dhe i mban ato elastike. Një person i rritur duhet të konsumojë rreth 4.700 miligramë kalium në ditë. Edhe konsumimi i tepërt i kaliumit është i dëmshëm për shëndetin, prandaj duhet ta konsumoni me masë.

Disa nga ushqimet më të pasura me kalium janë:

Patatja e ëmbël – Nga të gjitha ushqimet e njohura për njeriun, patatja e ëmbël është burimi më i mirë i kaliumit. Një patate e ëmbël përmban rreth 700 miligramë kalium dhe vetëm 131 kalori. Ajo është e pasur gjithashtu me fibër, beta-karotene dhe karbohidrate energjike. Sido që t’i hani (të ziera, të skuqura, pure etj) patatet e ëmbla janë një nga ushqimet më të shëndetshme dhe më të shijshme që mund të konsumoni.

Salca e domateve – Domatet e freskëta janë të mira, por salca e domateve është burim edhe më i mirë i kaliumit. 1/4 filxhan salcë domatesh përmban rreth 660 miligramë kalium. Lëngu i domateve ka vetëm 400 miligramë kalium. Kështu, nëse doni të shtoni më shumë kalium në dietën tuaj ushqimore, bëni më shpesh makarona me salcë domatesh.

Gjethet e panxharit – Nëse deri më tani i keni hedhur gjethet e panxharit, është koha të ndaloni. Ato përmbajnë rreth 650 miligramë kalium në vetëm 1/2 të filxhanit.

Fasulet – Fasulet e bardha janë burimi më i mirë i kaliumit, në krahasim me llojet e tjera. Vetëm 1/2 e filxhanit përmban rreth 600 miligramë kalium.

Kosi– 226 gramë kos përmban 579 miligramë kalium. Mos blini kos të frutave, sepse ata përmbajnë shumë sheqer, por në kos të thjeshtë shtoni fruta të freskëta në qoftë se dëshironi ta pasuroni aromën e tij.

Kumbullat e thata– Vetëm 3/4 e filxhanit të lëngut të kumbullave përmban rreth 530 miligramë kalium. Kumbullat e thata ndihmojnë edhe në forcimin e kockave.

Lëngu i karotës – 3/4 e filxhanit të lëngut të freskët të karotave përmban rreth 500 mg kalium. Përveç sasisë së lartë të kaliumit, karotat dhe perimet e tjera janë gjithashtu të mira për sytë.

Peshku – Mishi i peshkut përmban gati 500 mligramë kalium për 3 racione. Kaliumi nuk është e vetmja arsye përse duhet ta përfshini peshkun në dietën tuaj ushqimore. Një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit ka treguar se konsumimi i rregullt i produkteve të detit (jo ato të konservuara) rrit jetëgjatësinë dhe ul rrezikun e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës me 35%.

Kungulli – Përveçse një burim i pasur me vitaminën A dhe fibër, dhe me më pak se 50 kalori, kungulli është gjithashtu i pasur me kalium. Vetëm ½ filxhan me kungull përmban 448 miligramë kalori.

Bananet – Kur bëhet fjalë për kaliumin, të gjithëve na shkon mendja tek bananja. Një banane e madhësisë mesatare përmban rreth 400 miligramë kalium.

Qumësht – Qumështi është një burim i shkëlqyer i kaliumit. Një filxhan qumësht përmban rreth 382 miligramë kalium.

Lëngu i portokallit – 3/4 e filxhanit me lëngun e sapo shtrydhur të portokallit përmban rreth 355 miligramë kalium. Ai është gjithashtu një burim i shkëlqyer i kalciumit, acidit folik dhe grupit të vitaminave B.

Themes by WordPress