Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Ushqimet e konservuara që ndihmojnë menaxhimin e nivelit të sheqerit në gjak

Ushqimet e konservuara që ndihmojnë menaxhimin e nivelit të sheqerit në gjak

Ndërkohë që ushqimet e procesuara njihen si të pashëndetshme dhe ndikojnë për të keq kur bëhet fjalë për sheqerin e tepërt në gjak, ka disa ushqime të konservuara të cilat mund të ndihmojnë menaxhimin e kësaj gjendjeje shëndetësore.

Eating Well ka shkruar se cilat janë ushqimet e konservuara që nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Peshku i konservuar

Dietologët kanë thënë se peshku i konservuar si p.sh. tuna, përmban sasi të bollshme të proteinave dhe mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak.

Salmoni i konservuar gjithashtu është burim i mirë i proteinave.

“Proteina rregullon procesin e tretjes dhe apetitin duke rritur ndjenjën e të qenit të ngopur, që gjë stabilizon sheqerin në gjak”, ka thënë dietologia Lilian Nwora.

Peshku gjithashtu përmban edhe acidin yndyror omega3, i cili ndihmon shëndetin e trurit.

Pula e konservuar

Sikur peshku edhe pula e konservuar përmban mjaftueshëm proteina, të cilat i ndihmojnë organizmit të qëndrojë i ngopur dhe nuk e lejojnë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Perimet e konservuara

Bizelet e konservuara si dhe perimet të tjera si karotat e vogla apo kërpudhat, përmbajnë sasi të bollshme të fibrave të cilat rregullojnë tretjen dhe nuk lejojnë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Përveç fibrave, perimet e konservuara, përmbajnë edhe vitamina e minerale.

Domatet e konservuara

Domatet e konservuara mund të përdoren për të përgatitur salca dhe përmbajnë mjaftueshëm vlera ushqyese, të cilat nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak sepse përmbajnë pak karbohidrate dhe shumë antioksidantë.

Fasulet e konservuara

Fasulet përmbajnë proteina dhe fibra, të cilat kanë vlera ushqyese që stabilizojnë sheqerin në gjak.

Kombinimi i proteinave dhe fibrave ulë absorbimin e glukozës.

Kungulli i konservuar

Kungulli i konservuar përmban fibra, vitaminë A si dhe shumë antioksidantë.

Frutat e konservuara

Frutat e konservuara përmbajnë vlerat ushqyese që i kanë pasur para konservimit dhe nuk përmbajnë ëmbëltues artificialë, prandaj mund të jenë të mira kundër rritjes së nivelit të glukozës në gjak.

Powered by WordPress