Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor, në Kosovë më 15 tetor

Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor, në Kosovë më 15 tetor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor në mes të muajit tetor, bëhet e ditur nga burime jozyrtare të këtij institucioni.

Ajo do të nisë vizitën më 13 tetor, ku do të takohet me udhëheqësit e secilit nga gjashtë shtetet e rajonit. Qëndrimi i saj në Prishtinë është paraparë për datën 15 tetor.

Pritet që shefja e Komisionit Evropian të takohet si me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ashtu edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Vizita e von der Leyen në rajon do të shërbejë gjithashtu si një rast për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor.