Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Uron Krasniqi: Xhaferi do të jetë kryeministër i drejtë për Maqedoninë e Veriut

Uron Krasniqi: Xhaferi do të jetë kryeministër i drejtë për Maqedoninë e Veriut

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur urimet e tij për Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër teknik i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të dielën.

Krasniqi ka thënë se përpjekjet e tyre shekullore për barazi, duke thënë se ato po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në historinë e këtij shteti.

“Sot, në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti. Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike”, ka shkruar ai në Facebook. /TV Arbëria

Themes by WordPress