Shtëpia e Bardhë e ka bërë një urim epik për Shën Valentin.
Në një postim në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Shën Valentini është uruar me një Urdhër Ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për dëbimin e emigrantëve ilegal nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Roses are red, violets are blue come here illegally and we’ll deport you”, është shkruar në postim.
Kjo në shqip i bie: Trëndafilat janë të kuq, Vjollcat janë blu , eja këtu ilegalisht dhe ne do të dëbojmë. Përkthyer në shqip kjo nuk ka sens, por ata që flasin anglisht e kuptojnë mirë rimën e Shtëpisë së Bardhë.
Në fotografi shfaqet fytyra e Presidentit Trump dhe Tom Homan, i njohur si “Cari i kufirit”, që do të drejtojë luftën kundër emigracionit të parregullt/