Këngëtaret Monika Salihu dhe Enzo Menic kanë bashkuar forcat për të sjellë bashkëpunimin e tyre të parë.
Projekti në fjalë titullohet “Urime Shqiptari”, dhe vjen në prag të festës së 17 Shkurtit, Pavarësisë së Kosovës.
Kënga ngërthen në vete mesazhe të fuqishme patriotike, duke i bërë thirrje çdo shqiptari të festojë arritjet dhe luftën për liri.
Këngën dhe videoklipin mund ta shikoni në platformën YouTube.