Shkrimtari dhe poeti i njohur Uran Krasniqi ka reaguar në rrjetin e tij social ndaj misionit anti-kombëtar, që është duke e promovuar në Luginë të Preshevës, kleriku i njohur mysliman nga sanxhaku Mevlud Dudiq. Ky i fundit, u bë i njohur, kur gjatë një tubimi në Luginë kishte deklaruar “Nuk është shqiptar, por mysliman dhe se qëllimi i tij mbetet islamizimi i Sanxhakut, Kosovës, Preshevës dhe Ballkanit”
Krasniqi ka shtuar disa dëshmorë, “përfshirë Adem Jasharin, sikur ta vendosnin fenë para kombit, atëherë ai fakt nuk do ta kishte penguar Serbinë dhe nuk do t’i kishte luftuar shqiptarët”. Për më shumë, Krasniqi ka kërkuar që Bashkësia Islame e Kosovës “ta dënojë këtë rast si dhe t’i shoh sjelljet e hoxhallarëve që i ka nën patronat, se a ka të tillë sikur ky ndyrësirë, ndryshe mos të habitet me lëvizje që bëjnë thirrje për largimin nga feja islame”.
Ky është postimi I plotë i Uran Krasnit;
“ Ashtu siç nuk e pengon presidentin serb Vuçiq për ta pasur bashkëpunëtor këtë klerik mysliman, që qenka misionar i deshqiptarizimit të Luginës së Preshevës. Por jo, dëshmorët e kishin në rend të parë kombin. Vetëm strategjia dashakeqëse e islamit radikal, me tendencë asimilimi të shqiptarëve, për t’u pranuar tek masa, gjen lidhje të fortë të fesë me dëshmorët. Feja islame dhe asnjë fe nuk e pengonte Serbinë. Atë e pengonte përpjekja e shqiptarëve për çlirim.
Pavarësisht se dikush ka mundur të mendojë se rrëfimet për klerikët antishqiptarë, që e kanë dëmtuar shumë kombin shqiptar duke ia zhdukur popullatën, janë në arkiva, ngjarje sikur kjo në Preshevë, kur ky hoxhë u thotë shqiptarëve “jeni myslimanë e jo shqiptarë”, flet se ata ende ekzisojnë si të aktivizuar.
I takon Bashkësisë Islame të Kosovës që ta dënojë këtë rast dhe të shohë sjelljet e hoxhallarëve që i ka nën patronat, se a ka të tillë sikur ky ndyrësirë, ndryshe mos të habitet me lëvizje që bëjnë thirrje për largimin nga feja islame”, ka përfunduar poeti Uran Krasniqi./tvarbëria/