Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Uran Ismaili “opozitari” ideal i Albin Kurtit

Uran Ismaili “opozitari” ideal i Albin Kurtit

Shkruan: Afrim Kasolli

Para pak dite, në një debat në mediumin TV Arbëria, pata deklaruar se ekziston një disbalance e madhe ndërmjet kritikave, sulmeve dhe etiketimeve, që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me bashkëpunëtoret e tij, kanë artikuluar ndaj sistemit të drejtësisë në raport me oponentët e tij politike, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. Fakt ky që flet shumë, së kënd e konsideron Albin Kurti kundërshtarin e tij real.

I nxitur nga e njëjta kureshtje fillova të hulumtojë sulmet e kryetarit të Vetëvendosjes, ndaj një figurë tjetër të Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetarit të saj, Uran Ismaili, i cili është edhe njëkohësisht kandidati i këtij subjekti politik për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Po them në këtë rast sulmet, sepse Albin Kurti, është i i njohur për gjuhën e tij polemizuese brutale ndaj kundërshtarëve të tij. Ai këtë sferë e konsideron se betejë për “jetë a vdekje” politike dhe jo sipas skemave të bashkëjetesës së kundërtave. Prandaj, kushdo që mund te jetë pengesë ndaj qëllimeve të tij për triumf final dhe dominonim të plotë, Albin Kurti nuk e kursen artilerinë e tij luftarake. Ndërkohë siç ka dëshmuar praktika po ashtu nuk i kursen as aksionet e dhunshme.

Mirëpo, befas përjashto ndonjë kritikë të përciptë të nënkryetarit të PDK-së, ndaj drejtuesit të Vetëvendosjes, nuk gjeta asnjë të këtij të fundit ndaj të parit. Përkundrazi, vetëm lajme siku se Albin Kurti e shijon kafen nën rrezet e diellit në lokalin Matise të Uran Ismalit. Prandaj, shtrohet pyetja nga buron kjo tolerancë e “pashpjegueshme” e Albin Kutit ndaj numrit dy të Partisë Demokratike të Kosovës?

Kushdo që e njeh nga afër Albin Kurtin e dinë se ajo kafe nuk ka qenë e rastësishme, por e ka përçuar një mesazh të hapur politik Mbase përgjigja është e thjeshtë, ky i fundit në këtë mënyrë ka treguar se si duhet të duket “opozitari” ideal i tij. Ai i cili politikën e ka spektakël sezonal ,kurse angazhimin për biznes privat preokupim të përditshëm. Dhe i cili njëkohësishtsë bashku më “ bashkëveprimtarët” e tij e mban të bllokuar dhe monopolizuar hierarkinë e partisë, për ta pamundësuar rezistencën politike dhe mobilizimin kolektiv të vazhdueshëm ndaj pushtetit të Albin Kurtit. Kjo mbase edhe mund të jetë arsyeja që ky i fundit nuk harron që të kontribuojë në qarkullimin financiar të kësaj strukture të paktën edhe më një kafe.

Është kjo njëra ndër arsyet që ditë më parë kam shkruar se si realiteti në Kosovë e sfidon edhe postulatin teorik të Michel Foucalt, se “çdo pushtet prodhon rezistencë”.

Ndërkohë, ky një rast ne mesin e disa tjerave, bënë që sot Partia Demokratike e Kosovës, në disa komuna fiton politikisht sa më shumë që humb elektoralisht. Prishtina, nuk përjashtohet nga ky “rregull” Sepse në këtë mënyrë shtrohet rruga për çlirimin e potencialeve politike të kësaj partie në të ardhmen. Sepse në të kundërtën do të vazhdonte iluzioni se sa më pak politik është një person, aq më të mëdha i ka gjasat i për sukses.

Mirëpo, një skenar i tillë mund të jetë fitore personale e dikujt, por do të shënonte humbje kolektive politike. Dinjiteti i kësaj sfere mund të restaurohet vetëm nga aranzhimi rezistues ditor, e jo operimi mbi bazën e një kotje dogmatike sipas mitit të post-politikës. /TV Arbëria