Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Uran Ismaili me ftesë për qytetarët, prezanton të mërkurën zgjidhjet e tij për Prishtinën

Uran Ismaili me ftesë për qytetarët, prezanton të mërkurën zgjidhjet e tij për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të prezantojë vizionin dhe zgjidhjet konkrete për kryeqytetin në Sheshin “Adem Jashari”.

Në këtë ngjarje të hapur për të gjithë qytetarët, Uran Ismaili do të paraqesë programin e tij për ta bërë Prishtinën një qytet më funksional, më të pastër, më të gjelbër dhe më të lehtë për të jetuar – me zgjidhje që adresojnë problemet e përditshme të banorëve.