Qytetari Basri Beka i ka reaguar Uran Ismailit, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës, i cili tha se nëse vie në pushtet qysh në fillim do ta hapë sheshin “Xhorxh Bush”.
Sipas Bekës, fillimisht ky premtim është emocional dhe populist dhe jo një zgjidhje urbane.
“Prishtina nuk ka nevojë për demonstrime të inatit politik. Ka nevojë për zgjidhje konkrete, për infrastrukturë moderne dhe për vendimmarrje të bazuar në nevojat reale të qytetit, jo në simbole.”, ka shkruar Beka.
Tutje ai thotë se sheshi nuk është derë që hapet e mbyllet sipas humorit të kryetarëve.
“Ai është një nyje urbane strategjike dhe kërkon qasje funksionale dhe vizion afatgjatë. Prishtina vuan nga mungesa kronike e parkingjeve nën tokë, e rrugëve lidhëse nëntokësore dhe e një rrjeti të integruar qarkullimi.”, ka shkruar ai.