Uragani Milton është ulur në kategorinë e katërt, thotë Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC), pasi paralajmëroi se stuhia do të jetë ende “jashtëzakonisht e rrezikshme” kur të godasë Florida.
NHC thotë se uragani ka erëra prej 250 – vetëm 2 mph nën pragun e kategorisë së pestë.
“Në rrugën e parashikimit, qendra e Miltonit do të lëvizë sot nëpër Gjirin lindor të Meksikës, do të zbresë në tokë përgjatë bregut perëndimor-qendror të Floridës sonte vonë ose të enjten herët në mëngjes dhe do të lëvizë nga bregu lindor i Floridës mbi Oqeanin Atlantik perëndimor të enjten pasdite”, thuhet mes tjerash./BBC/