Sot janë parë trupa të shtuar të KFOR-it tek Ura e lumit Ibër. Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh, Lidhur me këtë çështje për TV Arbëria ka folur gazetari dhe analisti serb Branislav Krstic, ku tha se KFOR-i na dëshmon çdo ditë me ushtrime në urë se Kosova e ka të kufizuar pavarësinë.
“Këmbëngulja e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës është kundërproduktive dhe KFOR-i na dëshmon çdo ditë me ushtrime në urë se Kosova e ka të kufizuar pavarësinë”, është shprehur ai.
Pas veprimit të Qeverisë Kurti teksa insiston ta hapë Urën e lumit Ibër, Krstic deklaroi duke thënë se kushdo që promovon klorofobi, do të përfundojë si një dashakeq i Kosovës.
“Kushdo qe promovon kforofobi, do të përfundojë si një dashakeq i Kosovës”, tha ai.
Ndër tjera, Krstic vlerëson se po të mos ishte KFOR-i, sot do të kishim diçka krejtësisht ndryshe.
“Po të mos ishte KFOR-i, sot këtu do të kishim diçka krejtësisht ndryshe”, tha Krstic për TV Arbëria.