Një zonë kufitare në veri të Kosovës, pak ose fare po patrullohet nga policia. Në këtë vend, ku nga Bërnjaku i Kosovës, kalohet në Vitkovicë të Serbisë, nuk ka patrullime, teksa vetura e kamionë lëvizin lirshëm pa i penguar askush.
Kjo rrugë është në anën e majtë të Liqenit të Ujmanit.
Hartëzimi në internet tregon ndarjen kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë që një pjesë është edhe në mes të Ujmanit.
E këtu liqenin e ndan edhe kjo urë e cila një pjesë është në territorin e Kosovës dhe tjetra në territorin e Serbisë.
Ndonëse nuk është pikë kufitare, atje lëvizin vetura të cilat nuk i kontrollon askush.
Derisa Policia e Kosovës e doganierët po hasin shpesh në kufi me mjete transportuese me mallra të kontrabanduara, në këtë urë lidhëse ku kalojnë edhe kamionë të shumtë, s’ka kontrolle as nga Policia e as nga KFOR-i./dukagjini