Victor Osimhen dhe Goncalo Ramos janë disa nga opsionet e sulmit që po konsiderohen nga Manchester United për tu transferuar gjatë verës, por gjiganti anglez po përgatitet që të ketë rivalë nga Premier Liga për transferimin e dyshes në fjalë.
United po synon që ta transferojë një sulmues gjatë merkatos verore, pasi që e solli në janar Wout Weghorst në formë huazimi nga Burnley, për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.
Skuadra e Erik ten Hag përballet me faktin që do të paguajë mbi 110 milionë euro për të transferuar njërin nga Osimhen ose Ramos në “Old Trafford”.
Osimhen ka qenë pjesë kyçe e suksesit ë Napolit këtë sezon, me nigerianin që e ka ndihmuar skuadrën e tij të ketë një diferencë prej nëntë pikësh si lider në tabelën e Serie A.
Në anën tjetër, Benfica raportohet se po i ofron një rritje page Ramosit për ta shpërblyer për paraqijet e tij të fundit, dhe një marrëveshje e re do t’ia zgjaste kontratën portugezit përtej vitit 2025, gjë kjo që do t’ia rriste vlerën e klauzolës së tij, e cila momentalisht është afro 115 milionë euro.
/TV Arbëria