Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Unioni Demokratik Studentor kërkon dorëheqjen e rektorit të UP-së, Këshillit dhe Sekretarit të përgjithshëm

Unioni Demokratik Studentor kërkon dorëheqjen e rektorit të UP-së, Këshillit dhe Sekretarit të përgjithshëm

Pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore ndaj Universitetit të Prishtinës ‘‘Hasan Prishtina‘‘ për rastin e votimit të anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues, Unioni Demokratik Studentor kërkon dorëheqjen e Rektorit të UP-së, si dhe Këshillit dhe Sekretarit të përgjithshëm.

Nga Unioni Demokratik Studentor janë shprehur se pretendimet e tyre tashmë janë të vërtetuara edhe me vendim gjyqësor.

Sekretari i Unionit Studentor, Festim Tasholli tha se kërkojnë dorëheqjen e Rektorit të UP-së, si dhe këshillit dhe sekretarit të përgjithshëm.

Po ashtu, Unioni Demokratik Studentor ka kërkuar qe të anulohen të gjitha vendimet nga këshilli drejtues i UP-së.

/TV Arbëria