Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > ‘Unë e di sa të vështirë e ke pasur’ – letra që përloti Françeska Muratin në studio

‘Unë e di sa të vështirë e ke pasur’ – letra që përloti Françeska Muratin në studio

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ishte e ftuar në “S’e luan topi”.

Modelja e njohur shqiptare u surprizua me një letër nga e ëma në mes të emisionit.

“Unë dhe babi morëm rrugën e emigrimit për një të ardhme më të mirë. Ne jemi munduar t’ju rrisnim dhe t’ju krijonim një fëmijëri të lumtur, jo si fëmijëria jonë. Uroj që t’ja kemi arritur”, thuhet në letër.

Më tej, ajo shtoi: “Buzëqeshja jote ka qenë lumturia ime më e madhe që shuante çdo mërzi. Unë e di sa të vështirë e ke pasur ti përshtatjen në një shtet tjetër por kjo të ka bërë grua më të fortë. Sot jam shumë krenare për ty, ti Françeska ime je e bukur si jashtë dhe brenda. Mamaja jote do jetë pranë teje duke të ndihmuar në çdo hap. Të dua shumë”.

Françeska bëri bujë të madhe gjatë kohës që ishte në Big Brother, duke u pëlqyer për karakterin dhe lojën që ka bërë.

E njëjta qëndroi për një kohë të gjatë, ndonëse fituese u shpall Egla Ceno.

 

Powered by WordPress