Gjeneralit të KFOR’it, Ozkan Ulutas po i përfundon mandati. Kështu ai është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një vizitë lamtumirëse.
Ulutas e ka falënderuar ministrin Maqedonci për bashkëpunimin dhe shkëmbimet e rregullta gjatë mandatit të tij.
“Komandanti i Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO (#KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutaş, ka zhvilluar sot një vizitë lamtumire në Ejup Maqedonci. Gjenerali Ulutaş e falënderoi për bashkëpunimin dhe shkëmbimet e rregullta gjatë mandatit të tij”.
“Gjeneralmajor Ulutaş ripohoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me KFOR-in dhe Komunitetin Ndërkombëtar për të ndërtuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për të nxitur stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.