Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ulpiana Fest ndryshon Parkun Arkeologjik “Ulpiana”

Ulpiana Fest ndryshon Parkun Arkeologjik “Ulpiana”

Ulpiana Fest po vazhdon edhe sot me aktivitete të shumta ndër to, shfaqje teatrale, prezantim të veshjeve tradicionale, recetave ushqimore, lojëra, valle e zeje artizanale.

Kështu ka shkruar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili pa postuar edhe disa fotografi nga Parku Arkeologjik “Ulpiana”

“E diel shtatori, ditë me diell e ideale për të vizituar Parkun Arkeologjik Ulpiana, ku edhe sot po zhvillohet Ulpiana Fest. Përgjatë dy ditësh në këtë lokalitet përplot histori e vlera po mbahen aktivitete të shumta, ndër to, shfaqje teatrale, prezantim i veshjeve tradicionale, recetave ushqimore, lojëra, valle e zeje artizanale. Ulpiana Fest është mbështetur nga Ministria e Kulturës”, ka shkruar ai në Facebook.

/TV Arbëria