Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit përjashtohen nga Liga e Parë

Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit përjashtohen nga Liga e Parë

Përjashtohen nga Liga e Parë Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit.

Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i shkallës së parë në FFK.

Garat e rregullta nga kampionati vijues 2024/25 këto dy skuadra do t’i zhvillojnë nga Liga e Dytë.

Ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë, e xhiros së 21-të në Ligën e Parë, Grupi B, ishte konstatuar nga Komisioni i Garave se ka qenë e kurdisur.

Skuadra nga Pozherani kishte përmbysur rezultatin nga 3:1 në 3:4.