Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ulet niveli i ujit në Batllavë dhe Badoc – KRU “Prishtina” jep përditësimin e situatës

Ulet niveli i ujit në Batllavë dhe Badoc – KRU “Prishtina” jep përditësimin e situatës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me gjendjen e nivelit të ujit në dy liqenet kryesore akumuluese që furnizojnë me ujë të pijshëm zonën e saj të shërbimit.

Sipas njoftimit zyrtar, në Liqenin e Batllavës niveli i ujit është –4 metra nën kapacitetin maksimal të mbushjes, ndërsa në Liqenin e Badocit niveli ka rënë në –6.45 metra nën maksimum.

Ju informojmë për situatën aktuale të nivelit të ujit në dy liqenet kryesore akumuluese, të cilat furnizojnë me ujë të pijshëm zonën tonë të shërbimit: Liqeni i Batllavës aktualisht ndodhet –4.00 metra nën nivelin maksimal të mbushjes. Liqeni i Badocit aktualisht ndodhet –6.45 metra nën nivelin maksimal të mbushjes”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.