Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > Ulen sërish çmimet e karburanteve në Shqipëri

Ulen sërish çmimet e karburanteve në Shqipëri

Bordi i Transparencës në Shqipëri, dje ka publikuar vendimin, i cili ka në qendër ndryshimin e çmimit të karburanteve. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Kurse, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN, do të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Sa i përket çmimit të shitjes me pakicë të nënproduktit gaz, ai do të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër, shkruan Rtsh

“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.”, është bërë e ditur në njoftimin për shtyp të Bordit të Transparencës.

/TV Arbëria

Themes by WordPress