Herët në mëngjes, një sulm ukrainas me dron plagosi një person dhe dëmtoi ndërtesa banimi në dy qytete kyçe të rajonit të Saratovit të Rusisë, njoftoi guvernatori i këtij rajoni, në juglindje të Moskës.
Guvernatori Roman Basurgin tha se një kompleks banimi në qytetin e Saratovit u dëmtua nga mbetjet që ranë pasi sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan dronët ukrainas.
Një grua është shtruar në spital dhe në gjendje të rëndë. Mjekët po luftojnë për jetën e saj, tha Basurgin.
Sipas tij, shërbimet e urgjencës u shfaqën menjëherë në vendet e prekura në Saratov dhe Engels, dy qytete kyçe në këtë rajon, disa qindra kilometra në juglindje të Moskës.
WATCH: Drone crashes into high-rise building in Saratov, Russia pic.twitter.com/IIf1TU7ijg
— BNO News (@BNONews) August 26, 2024
Ju kujtojmë se në Engels ekziston një bazë ushtarake për bombarduesit strategjikë, të cilin Ukraina e sulmon prej kohës kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022.
Për momentin nuk ka asnjë informacion për dëmet në bazë, as për shtrirjen e këtij sulmi të fundit në zonën, e cila ndodhet disa qindra kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Në videot e publikuara në Telegram shihet dëmtimi i një objekti banimi shumëkatësh në Saratov, ndërsa në Engels është dëmtuar kati i fundit i një objekti banimi.