Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Një zyrtar ukrainas tha se një sulm me dron u krye në një rafineri të rëndësishme ruse në rajonin Ryazan, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë, pothuajse 500 kilometra larg kufirit ukrainas.

Sulmi i ri ndodhi në një kohë të tensioneve ukrainase me Uashingtonin, i cili thuhet se ka kritikuar sulmet e Kievit ndaj instalimeve energjetike në tokën ruse në muajt e fundit, duke kërkuar që të ndalet.

Droni u përdor për të sulmuar rafinerinë Ryazan”, tha një burim nga shërbimi special ukrainas për AFP.

Mediat lokale raportuan se janë dëgjuar shpërthime dhe se ka rënë zjarr në rafinerinë në pronësi të gjigantit rus të naftës Rosneft, e cila sipas portalit të kompanisë ka një kapacitet prej 17 milionë tonë naftë në vit.

/TV Arbëria