Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ukrainasit pretendojnë se në Rusi ka arritur një tren plot me trupa të ushtarëve të vrarë rusë

Ukrainasit pretendojnë se në Rusi ka arritur një tren plot me trupa të ushtarëve të vrarë rusë

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës raportoi se rusët vazhdojnë të pësojnë humbje të mëdha.

Nga ky shtab thanë se gjatë 5 janarit një tren-frigorifer plot me kufoma të ushtarëve të vrarë rusë, ka arritur nga Rostova në Don në rajonin Kemerovo, ku këto kufoma do t’ju dorëzohen morgjeve lokale.

Ushtria ukrainase që nga fillimi i luftës, vazhdon t’ia dorëzojë Rusisë trupat e ushtarëve të vrarë në luftime – si dhe duke ua dorëzuar edhe të gjitha gjësendet e tyre personale.

Në anën tjetër, Rusia është ajo që lëre që po kryen vrasje mbi civilë ukrainas, por edhe trupat e tyre po tenton t’i fshehë duke i hapur varreza masive nëpër pyje e në disa raste edhe i kanë djegur – për të fshehur gjurmë.

Kievi pretendon se nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë vrarë mbi 110 mijë ushtarë rusë, kurse Moska vazhdimisht tenton t’i fshehë të dhënat sa i përket vrasjes së ushtarëve të saj në luftë. /TV Arbëria

Themes by WordPress